Sot 16 vite nga vdekja e Rugovës, Rama: Njeriu më i madh i historisë së Kosovës, ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar reagimeve me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së ish-presidenti të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Rama thekson se Rugova është njeriu më i madh historik në Kosovë.

MESAZHI I RAMES
🇽🇰🇦🇱Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare🙏

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.