“Sot Alvin Berisha, Endrit Dumani dhe shumë fëmijë të tjerë marrin frymë lirisht fal tij”, Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes” gjeneralin libanez








Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në ambientet e kryeministrisë Gjeneralin Major Abbas Ibrahim, të cilin e ka nderauar me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike për kontributin e tij të dhënë në nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga kampi i Al Hol në Siri.

ediramagjenerali

Në fjalën e tij kryeministri i shprehu gjeneralit mirënjohjen e tij dhe të popullit shqiptar për punën e bërë në shpëtimin e fëmijëve.

“Gjeneral Major Abass Ibrahimi me shumë përkushtim na ka ndihmuar në mënyrë të pakursyer për të shpëtuar fëmijë dhe gra fatkeqe nga kthetrat e ferrit në kampet e luftës në Siri. Siç thoshte poetja amerikane Maya Angelou “hero është ai që do bëjë botën një vend më të mirë për të gjithë” dhe nuk përkufizim më të madh për gjeneralin se sa fjalët e poetes. Operacionet e viteve të fundit, ku shumë gra dhe fëmijë janë nxjerrë nga kampi i ferrit Al-Hol, Abaz Ibrahim ka qenë pika jonë e referimit, ka qenë shqiptari më i mirë, i pa përtuar dhe i pakursyer dhe pa asnjë interes tjetër përveç interesit human për të nxjerrë nga ferri ata fëmijë që ndodheshin aty.

Besoj se ju kujtohet nxjerrja nga kampi i Al-Hol i Alvinit, ai operacioni u krye me sukses fal gjeneralit Abass Ibrahim, të cilin e kemi këtu për ta nderuar.

Përpjekja e sotme për të vijuar për të nxjerr fëmijët nga ai ferr lidhet po me emrin e Abass Ibrahimit. Sot Alvin Berisha, Endrit Dumani dhe shumë fëmijë të tjerë marrin frymë lirisht në atdheun e tyre fal një prindi në distancë, i cili nuk u dorëzua deri në momentin e fundit që i shoqëroi në portën e avionit. Përmes punës së tij të përditshme ndan jo vetëm me bashkësinë atje në Liban, por me të gjithë, vlera humanizmi, pa dallim feje, pa dallim vendi, pa dallim krahine dhe pa dallim ideje.

Puna e tij e ka bërë të gjithë popullin tonë të kuptoj se sa e rëndë është rruga që ndoqën baballarë të ndjekur nga ekstremizmi që morën në qafë fëmijët dhe familjet e tyre. Sot bazuar me të dhënat që ne punojmë, ne kemi nxjerr prej andej më shumë se gjysmën e personave. Vijon përpjekja për të nxjerrë personat e tjerë, por janë rritur dhe vështirësitë, pasi duhet të negociosh me shumë koka, njëri më misterioz se tjetri. Dua ta falënderoj sot gjeneralin për kurajon që na ka dhënë dhe për zotim që ka shpëtuar fëmijët.

Ai ka krijuar kushte optimale për sigurinë fizike të personelit shqiptar, qoftë në Liban, qoftë në penetrimet brenda Sirisë, po ashtu në ofrimin e burimeve logjistike për të asistuar operacionin dhe kapacitetin e tij ngarkues me aktorë të tjerë politikë, me të cilët nuk kemi asnjë komunikim. Kjo ka sjellë që edhe marrëdhëniet tona me Libanin të marrin një përmasë miqësore të rëndësishme.

Kemi hapur konsullatën e përgjithshme në Bejrut, e cila është kontribut, i cili vjen pa asnjë ngarkesë për shtetin shqiptar, por nga konsulli ynë i nderit, i cili ka meritën e jashtëzakonshme, pasi ka qenë ai që na e ka prezantuar gjeneralin dhe kështu është krijuar ky zinxhir miqësie, solidariteti që i bashkohet një qëllimi që shkon përtej politikës, përtej kufijve, përtej gjeografisë dhe që është qëllimi i të bërit botës një vend më të mirë me atë kredon e profetit Muhamed, i cili thotë kush shpëton një njeri ka shpëtuar gjithë njerëzimin. Gjej rastin ta falënderoj dhe konsullin me shumë respekt.

Sigurisht fjalët për ju nuk mjaftojnë asnjëherë për të shpërblyer veprën tuaj. Ashtu sikundër dhe medalja e mirënjohjes publike, çka shpreh dhe formalisht mirënjohjen më të lartë. Ju i keni dhënë mundësinë shumë fëmijëve të rriten në vatrën familjare. Vatra jonë është dhe e juaja”, tha Rama.

Nga ana tjetër gjenerali Abass Ibrahim teksa i shprehu falënderimit kryeministrit Rama për vlerësimin e bërë, theksoi se ai personalisht nuk do të kursejë asnjë lloj përpjekjeje për të shpëtuar personat e mbajtur peng në kampet e ferrit.

“Që prej fillimit kjo luftë ka qenë përparësi e kryeministrit kur kërkonte vijimësi të pandalshme për të çliruar familjet nga kampet Al-Hol dhe Roh. Shkalla e vuajtjes ka qenë e jashtëzakonshme, përkon me ankthin e familjeve. Ka një ditë lirie për të gjithë ne, për Libanin dhe Shqipërinë.

Pavarësisht kushteve ku ndodhet Libani. Kryeministër, dua të siguroj nga ku jam tani si dhe kudo të jem, ne nuk do kursejmë asnjë përpjekje për lirimin e çdo personi të mbajtur peng pavarësisht problemeve dhe sifdave. Ne kuptojmë se çvlerë ka liria dhe siguria dhe njohim tragjeditë e arrestimit dhe frikës së burgosjes. Dua të shpreh falenderimet Ramës dhe gjithë zyrtarëve.

Dua tja dedikoj Libanit dhe Shqipërisë. Me këtë rast bëj thirrje për lirimin e të burgosurve në botë dhe njerëzve që mbahen me terror dhe forcë, thirrje udhëheqësve të botës që të përhapin gjuhën e paqes në vend të gjuhës së urrejtjes. Të përdorim dialogun për hir të njerëzimit për të jetuar në liri dhe siguri. Nëse mundem, dua tju falenderoj për mundësinë që gjendemi këtu në një ngjarje që reflekton vlerën e bashkëjetesës fetare”, tha Ibrahim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *