Sot ceremonia mortore për ish-Papa Benediktin XVI

09:12 05/01/2023

Mbi 200 mijë njerëz i bënë homazhe ish-Papa Benedikti XVI gjatë tre ditëve të fundit. Sot zhvilohet ceremonia mortore e tij në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe kjo ceremoni do të udhëhiqet nga Papa Francesku.

Ish-Papa vdiq natën e Vitit të Ri në moshën 95-vjeçare , pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për arsye shendetesore.

Mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në funeralin në Sheshin e Shën Pjetrit, përpara Bazilikës së Shën Pjetrit, në orën 9:30 ditën e sotme. Ai do të prehet në varret poshtë Bazilikës, sipas dëshirës së tij të fundit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts