“Sot dhe nesër ditë shumë të nxehta”, sinoptikani Osmani zbulon si do të mbyllet muaji korrik: Mëngjesi i të mërkurës…

sot dhe neser dite shume te nxehta sinoptikani osmani zbulon si do te mbyllet muaji korrik mengjesi i te merkures
sot dhe neser dite shume te nxehta sinoptikani osmani zbulon si do te mbyllet muaji korrik mengjesi i te merkures

Sinoptikani, Akil Osmani, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24 foli për situatën meteorologjike në vend.

Gjithashtu Osmani deklaroi se sot edhe nëse do të jenë dy ditë shumë të nxehta dhe maksimumet mund të arrijnë në 41 apo 42 gradë celsius., në qarkun e Elbasanit dhe të Beratit.

“Dita e nesërme do të sjellë një tjetër rritje të ndjeshme parashikohet që maksimumet të arrijnë në 43 gradë celsius në Elbasan dhe Berat, por edhe Shkodra, Fieri, Tirana, Gjirokastra do të jenë të larta. Mesnata e ditës së martë sjell një freskim sa i përket motit duke bërë që mëngjesi i ditës së mërkurë të jetë 3 gradë më freskët. Ekziston një mundësi shumë e vogël e pasjes së prezencës së rrebesheve të izoluara kryesisht në zona veriore. Pritet të jetë prezentë gjatë mbrëmjes së ditës së mërkurë, por është kalimtare. Pasi duke filluar nga dita e premte dhe fundjava do të jenë me mot me diell. Korriku do të mbyllet me temperatura të vlerave në normale. Ditët e para të muajit gusht do të jenë me temperatura të larta. Por nuk ka sinjale që të jenë si kjo valë e të nxehtit që po kalojmë apo të jetë si stuhi”, tha ndër të tjera sinoptikani Akil Osmani.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts