Sot ditë zie kombëtare në Itali për nder të Berlusconit, por kush do e trashëgojë “Perandorinë” e tij?

Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, më datë 12 qershor.

Në funeralin e tij, morën pjesë personalitete dhe liderë botërorë, përfshirë edhe zyrtarë të lartë nga Shqipëria.

“Silvio do të jetë gjithmonë presidenti ynë”, brohorisnin mbështetësit e tij në katedralen e Milanos. Ceremonia e varrimit u drejtua nga Kryepeshkopi i Milanos, në një katedrale të mbushur me 2000 të afërm, miq, aleatë dhe rivalë nga politika dhe biznesi italian.

Berlusconi ishte një figurë embelmatike për italianët dhe i njohur jashtë vendit për shakatë e tij të vrazhda dhe rolin e tij në politikë, media dhe sport. Në rreshtin e parë të katedrales ishin pesë fëmijët e tij, të cilët janë katapultuar në qendër të vëmendjes, si pjesë e një historie të pashmangshme vazhdimësie.

Gjatë jetës së tij, Berlusconi krijoi një perandori të madhe që përfshinte median, pasuritë e paluajtshme, financat, kinemanë, sportin, si dhe një parti të fuqishme politike që është pjesë e qeverisë aktuale të Italisë. Ai ishte një nga njerëzit më të pasur të Italisë. Sipas Forbes, asetet e tij të biznesit kapin vlerën e rreth 6 miliardë euro.

Mirëpo pyetja më e madhe që bëhet është se kush do e trashëgojë “Perandorinë” e tij të biznesit dhe si të ardhmen e partisë “Forca Italia” që ai krijoi.

Berlusconi ka dy fëmijë nga martesa e parë dhe tre nga e dyta. Të pestë kanë aksione në Fininvest. E ardhmja e interesave të tij të biznesit ka të ngjarë të varet nga mënyra se si ai ka zgjedhur të shpërndajë 61% të aksioneve që kishte në Fininvest.

A do të ketë pjesë të barabarta për të gjithë, apo më shumë për dy fëmijët më të mëdhenj, Marina dhe Pier Silvio, të cilët kanë mbajtur role drejtuese në  ‘perandori’ që nga fillimi i viteve 1990?

Duket se më e favorizuara është vajza e tij e madhe, Marina, 56 vjeçe.

  • foto galeri
  • foto galeri

A mund të mbijetojë Forza Italia pa krijuesin e saj karizmatik, apo mund të shpërbëhet brenda disa muajsh?

Ai ishte lideri i fundit populist dhe çuditërisht, partia që ai krijoi u formua tërësisht rreth personalitetit të tij. Në lidhje me këtë, krahu i tij i djathtë, ministri i jashtëm Antonio Tajani, ka mohuar kategorikisht se e ardhmja e saj është në rrezik, duke u shprehur se “Është e paimagjinueshme që partia të zhduket.” Mirëpo, Forza Italia ka humbur 8% të votuesve nga zgjedhjet e fundit të bëra në vend.

A do të duan të vazhdojnë të investojnë në krijimin politik të babait të tyre dy, Marina dhe Pier Silvio?

Pa mbështetjen e tyre financiare, Forza Italia nuk ka asnjë shans për të mbijetuar. Thuhet se Berlusconi investoi në parti gati 100 milionë euro. Ka disa spekulime se Marina mund ta pasojë atë si drejtues, por në mes qëndron dhe parterja e tij, Marina Fascina. Ajo është deputete e “Forza Italia”, ku është shprehur se “pasioni i saj është politika të rrisë emrin e Silvio Berlusconit”.

Deri më tani, fëmijët e Berlusconit nuk kan ëkomentuar end asgjë rreth planeve të tyre për të zvëndësuar babain e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts