“Sot e përjetë jam me Liridonën dhe familjen e saj”, babai i Naim Murselit për News24: Si e mora vesh për arrestimin e djalit!

sot e perjete jam me liridonen dhe familjen e saj babai i naim murselit per news24 si e mora vesh per arrestimin e djalit
sot e perjete jam me liridonen dhe familjen e saj babai i naim murselit per news24 si e mora vesh per arrestimin e djalit

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, i cili akuzohet se porositi vrasjen e gruas së tij, nënës së dy fëmijëve të tij, flet sërish për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të gazetares dhe moderatores Evis Ahmeti. Kjo e fundit në një intervistë me Murselin, siguroi detaje të reja për ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën Liridona Ademaj.

INTERVISTA
Pas varrimit të Liridonës, djali juaj u arrestua nga policia

Po e vërtetë

Si e mësuat lajmin?
Është interesante dhe ju kërkoj falje atyre që e panë intervistën e parë që e bëra të varrezat. Edhe pas varrimit jam kthyer në shtëpi dhe ende nuk kisha asnjë indikacion që do të arrestohej apo është i dyshuar djali. Ai ishte arrestuar dhe askush nuk më tha se ishte arrestuar, për të mos shqetësuar.

Kam qenë për ngushëllim në familjen Ademaj. Ata më deklaruan se në intervistën e dhënë për emisionin tim, ju kishit treguar diçka të drejtë. Çfarë ju thotë sot?
Sot edhe 100 vjet, përderisa është i akuzuar djali, jam me familjen Ademaj, Liridonin, e kam pjesë të familjes sa të jem gjallë. I shpreh ngushëllime gjithë kombit shqiptarë.

Vrasja e Liridonës ka prekur gjithë shqiptarët…
Jo vetëm shqiptarët, por edhe anë e mbanë. Edhe Suedinë, të gjithë njerëzit. Edhe pse nuk janë shqiptarë, i ka prekur thellë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts