“Sot është dita juaj e fundit e punës”, e-maili që morën një pjesë e stafit të Twitter

sot eshte dita juaj e fundit e punes e maili qe moren nje pjese e stafit te twitter
sot eshte dita juaj e fundit e punes e maili qe moren nje pjese e stafit te twitter

20:30 04/11/2022

“Sot është dita juaj e fundit e punës në kompani”, është kjo një pjesë nga emaili që Twitter i ka dërguar punonjësve në këtë kompani. Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja e internetit e teknologjisë amerikane Insider.

Pavarësisht se ato nuk do të jenë më pjesë e stafit të kompanisë së Twitter, ato do të mbeten të punësuar aty dhe do të marrin kompensime deri në datën 2 Shkurt 2023.  

“Gjatë kësaj kohe, aksesi juaj në sistemet Twitter do të çaktivizohet”, thuhet ndër të tjera në e-mailin që ju ka ardhur punonjësve të Twitter.

“Insider” raportoi se stafi nuk pritet të punojë gjatë kësaj periudhe, por kërkohet të respektojë të gjitha politikat e kompanisë, duke përfshirë “Librin e punonjësve dhe Kodin e Sjelljes”.

Më herët, miliarderi Elon Musk ka shkarkuar bordin e drejtorëve të platformës Twitter duke vënë totalisht në kontroll këtë rrjet social. Musk tani do të jetë shefi ekzekutiv i kompanisë, pas blerjes së platformës në vlerën prej 44 miliardë dollarësh. Përveç Twitterit, Musk është shef ekzekutiv edhe i dy kompanive tjera, Tesla dhe SpaceX./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts