Dy ditë më parë politika italiane u trondit nga një lajm i rëndë, që ishte ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi. La Stampa ka publikuar dhe foton e fundit të “Cavalierit”, të shkrepur të premten e kaluar, përpara se të shtrohej në spital.
Në foto, Berlusconi është në një nga baret e tij të preferuar në Milano, duke përqafuar djalin e vogël të pronarit.
“Ai dukej i tronditur, por “po bënte shaka me të gjithë, si gjithmonë”, tha pronari i lokalit, ndërsa Berlusconi kishte shkuar aty bashkë me Marta Fascinan. Berlusconi ndërroi jetë tre ditë pas fotos, në spitalin “San Raffaele”, pasi kishte kohë që vuante nga sëmundja e leuçemisë. Ndërkohë, sot Berlusconi do të përcillet për në banesën e fundit.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al