Sot Kongresi i PS, nga Nano te Ruçi e FRESSH, ja surprizat






unnamed

Socialistët sot festojnë 30-vjetorin e partisë së tyre, e cila në 1991 u konvertua jo pa debate nga Partia e Punës në Partia Socialiste e Shqipërisë.

Kongresi i jashtĂ«zakonshĂ«m i PartisĂ« Socialiste, i cili do tĂ« mbahet sot nĂ« orĂ«n 17:30 nĂ« stadiumin “Air Albania”, do t’i kushtojĂ« pjesĂ«n e parĂ« tĂ« tij 30-vjetorit tĂ« PS, gjithĂ« rrugĂ«timit tĂ« saj nga formimi e deri nĂ« zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se kulmi i suksesit të Partisë Socialiste, fitorja e mandatit të tretë qeverisës, për herë të parë për një forcë politike në 30 vite pluralizëm, do të zërë një vend të veçantë në festimet e këtij përvjetori.

Burime nga Partia Socialiste thanë dje se fillimisht do të shfaqet një dokumentar me të gjitha stacionet pikante të historisë së Partisë Socialiste, ku do të flasin protagonistë të ngjarjeve të rëndësishme, në opozitë dhe gjatë viteve në pushtet.

Mësohet po ashtu se do të ketë tre breza përfaqësuesish të PS-së që do të flasin në këtë kongres, ku Gramoz Ruçi do të përfaqësojë brezin e themeluesve, ndërsa do të mungojë kryetari i parë i saj, Fatos Nano, për shkak të problemeve shëndetësore.

MĂ« pas, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« brezit tĂ« dytĂ« nĂ« kĂ«tĂ« parti dhe eurosocialistĂ« tĂ« tanishĂ«m do tĂ« kenĂ« njĂ« fjalĂ« pĂ«rshĂ«ndetĂ«se. Gjithashtu, pritet tĂ« ketĂ« dhe pĂ«rshĂ«ndetje vlerĂ«simi pĂ«r rolin e PS nĂ« jetĂ«n e vendit edhe nga pĂ«rfaqĂ«sues europianĂ« tĂ« sĂ« majtĂ«s.

PROGRAMI

NĂ« pjesĂ«n e dytĂ« tĂ« Kongresit, do tĂ« prezantohet vizioni i socialistĂ«ve “ShqipĂ«ria 2030” nga Kryeministri Rama, nĂ« tĂ« cilin do tĂ« ketĂ« tĂ« detajuar edhe piketat e programit qeverisĂ«s nĂ« mandatin e tretĂ« 2021-2025.

Mësohet se nuk do të mungojnë në fjalën e Kryeministrit Rama edhe arritjet e qeverisjes së tij në dy mandatet e para, 2013-2021. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli dje për atë që pritet të ndodhë sot në Kongres.

“NatyrshĂ«m qĂ« Ă«shtĂ« moment historik nĂ« rrugĂ«timin e PS-sĂ«, e cila gjatĂ« kĂ«tyre 30 viteve ka kontribut tĂ« veçantĂ« nĂ« jetĂ«n politike tĂ« vendit. E vetmja forcĂ« qĂ« nuk u ka bĂ«rĂ« asnjĂ«herĂ« dĂ«m interesave tĂ« vendit, pĂ«rkundrazi. KĂ«shtu do tĂ« jetĂ« pjesa e parĂ« e Kongresit, do t’i dedikohet tĂ« gjithĂ« kĂ«tij rrugĂ«timi 30-vjeçar.

NatyrshĂ«m do tĂ« ketĂ« pĂ«rshĂ«ndetje, mesazhe dhe pas pjesĂ«s qĂ« lidhet me 30-vjetorin do tĂ« kalojmĂ« nĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, prezantimi i vizionit tonĂ« ‘ShqipĂ«ria 2030’, si dhe objektivat dhe programin tonĂ« qeverisĂ«s qĂ« do tĂ« prezantojĂ« Qeveria ‘Rama 3’ nĂ« shtator.

MĂ« pas do tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« analizĂ« tĂ« thellĂ« tĂ« punĂ«s dhe mĂ« pas ratifikimi i vendimeve qĂ« ne kemi kaluar nĂ« AsamblenĂ« KombĂ«tare”, tha Balla.

ORGANIZIMI

Në pjesën e tretë të Kongresit, do të ketë miratim të vendimeve të Asamblesë Kombëtare, që kanë të bëjnë me analizat e rezultatit zgjedhor të 25 prillit në nivel vendor dhe fushatën e hapjes së Partisë Socialiste ndaj anëtarësimeve të reja.

Analiza do të kalojë në tri faza përmes një komisioni të posaçëm, ndërsa procesi do të nisë në 15 qershor të këtij viti, deri në 15 janar të 2022 në çdo nivel të partisë. Në fazën e parë do të zhvillohet një analizë për rezultatet e zgjedhjeve, në periudhën 15 qershor deri më 15 nëntor.

Brenda kësaj faze do të zgjidhen edhe bashkëdrejtuesit e rinj të organizatave socialiste. Faza e dytë do të përqendrohet në analizën për rezultatet e zgjedhjeve në Këshillat Socialiste të Njësive Administrative që do të zhvillohen në periudhën 15 nëntor deri më 15 dhjetor 2021.

Në fazën e tretë do të bëhet një analizë për rezultatet zgjedhore në Asambletë Socialiste të bashkive dhe shkallë qarku, në periudhën 15 dhjetor deri më 15 janar 2022 dhe zgjedhja e kryetarëve të PS në nivel bashkie. Gjithashtu, në Asamble u miratuan disa vendime që pritet të konfirmohen nesër edhe nga Kongresi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *