Sot mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, Lulzim Basha garon përballë Gjergj Hanit

Mbahen sot zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Demokratët do t’i drejtohen qendrave të votimit, sipas degëve të PD-së- duke nisur nga ora 8:00 deri në 19:00. Ashtu siç është bërë e ditur këto kohë, në këtë proces garojnë dy kandidatë, ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjergj Hani, ish-i përndjekur politik. Ky i fundit e shpalli kandidaturën përballë Bashës më 13 qershor. Ndërkohë jo të gjithë demokratët kanë rënë dakord për zhvillimin e zgjedhjeve sot, mes tyre dhe kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

Demokrati thirri të enjten në një mbledhje online Këshillin, ku u anuluan zgjedhjet, vendim që nuk u njoh nga PD-ja zyrtare. Po ashtu edhe grupi i Berishës nuk është pro mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa ka lëshuar akuza në drejtim të Bashës.

Ish-kreu i PD-së, i cili u rikthye pas disa muajsh në politikë pas dorëheqjes nga posti i kryetarit, në daljet e tij publike dhe gjatë takimeve me demokratët i ka mëshuar shumë disa planeve që ai ka synim që t’i zbatojë si parti, siç është vettingu në politikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts