Sot mbyllet një legjislaturë e paprecedentë/ Kuvendi në seancën e fundit zgjedh kreun e AMA-s








Sot në orën dhjetë do të mbahet seanca e fundit e këtij Parlamenti ndërsa gati gjysma e deputetëve i thonë “lamtumirë” Kuvendit. E parashikuar si një seancë parlamentare shtesë, rendi i ditës së saj përmban disa pika të rëndësishme, duke nisur me zgjedhjen e kreut të ri të Autoritet të Mediave Audio-vizive (AMA).

kuvendi-i-shqiperise

Në fakt, në rendin e ditës janë renditur jo pak por nëntë çështje për raportime, diskutim dhe vendime. Pika më me rëndësi është diskutimit mbi projektvendimin “Për zgjedhjen e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive”.

Dy kandidaturat për të marrë drejtimin e AMA-s, znj. Armela Krasniqi dhe znj. Alkete Dibra, do të prezantojnë përpara deputetëve programin e tyre për drejtimin e këtij institucioni. Në fund të diskutimit deputetët, që gati gjysma e tyre nuk do të jenë më përfaqësues të qytetarëve në Parlament, do të zgjedhin kreu e ri të AMA-s.

Në seancë gjithashtu do të shprehet edhe Komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Në seancën e sotme do të bëhet raportimi i veprimtarisë vjetore të Avokatit të Popullit për vitin 2020.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, do të raportojë për para ligjvënësve punën e institucionit që ajo drejton për vitin e shkuar.

Po ashtu, për sot është parashikuar edhe “Raportimi i veprimtarisë vjetore të Departamentit të Administratës Publike për vitin 2020”, si dhe “Raportimi i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitit 2020”.

Në sallën e Kuvendit do të diskutohet gjithashtu edhe për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008 ‘Për pronësinë industriale’ të ndryshuar”.

Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës është edhe diskutimi për projektvendimin “Për zgjedhjen e anëtarëve zëvendësues për pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik”.

Duke qenë se kjo do të jetë hera e fundit që do të kenë mundësinë të flasin nga foltorja e Kuvendit, disa prej deputetëve do të mbajnë fjalimin e “lamtumirës”.

Nuk përjashtohet mundësia që disa ta shfrytëzojnë për të bërë foto që t’i ruajnë si kujtim e disa të tjerë mund ta ndjekin edhe nga celulari nga ndonjë plazh pasi kanë marrë pushimet.

Seanca e sotme mbyll një legjislaturë të paprecedent, që filloi me lënin e mandateve nga opozita, futjen në Kuvend të kandidatëve nga fundi i listave të partive opozitare dhe së fundmi, votimi me 104 vota për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për herë të parë në historinë e pluralizmit politik.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *