Sot Milan-Napoli në “San Siro/ Rrahmani udhëheq të kaltërit, “Djalli” varet nga…









Shumë mungesa që mund të ndikojnë te spektakli i Milan-Napoli që do të luhet nesër mbrëma në 20:45. Katër titullarë kuqezinj nuk do të luajnë, teksa edhe Napoli ka një buletin lufte me 80 për qind të mesfushë në kushte kritike. Në këto rrethana, jemi munduar të analizojmë sfidën e “San Siro”-s me “të mbijetuarit” e situatës.

MIL NAP

MBROJTJA KUNDËR SULMIT – Te Milani, mungesa e Simon Kjaerit rëndon shumë, por duhet gjetur një zgjidhje sepse danezi do të mungojë për një kohë të gjatë e skuadra nuk mund ta vajtojë në çdo ndeshje. Çifti Tomori-Romanjoli, sidoqoftë, jep garanci pavarësisht se secili ka rrëshqitur në ndeshjet e fundit. Anglezi bëri një gafë në Champions, ndërsa kapiteni kundër Sasuolos. Napoli ka lojtarë të shpejtë dhe te Milani këtë e vuajnë, por në 23 ndeshjet e këtij sezoni kanë mundur ta mbajnë portën e paprekur në gjysmën e tyre.

MESFUSHA – Pioli në 4-2-3- 1-shin e tij do t’ua besojë mesfushën Tonalit dhe Kesit të cilët duken më të besueshmit në këtë momente. Spaleti ka rikuperuar në momentet e fundit Anguisanë dhe Zielinskin, por për arsye të ndryshme asnjëri nuk është në kushtet ideale. Në këto rrethana, mund të ketë hapësirë për Demen që gjithashtu nuk është pa probleme. Edhe Elmas, i preferuar i Spaletit, nuk është në formën më të mirë ndaj rriten shanset për të parë në fushë Lobotkën pasi edhe Fabian Ruizi nuk ka shpresa për të qenë i grumbullueshëm. Synimi i Napolit do të jetë qarkullimi i shpejtë, teksa kuqezinjtë do të mundohen të thyejnë ndonjë aksion të rivalit për të tentuar kundërsulmin.

SULMI KUNDËR MBROJTJES – Rebiç dhe Leao do të rikthehen në 2022-shin e fat të njëjtë do të ketë edhe Osimhen. Sulmet e Milanit dhe Napolit nesër mbrëma do të jenë të fashuara. Ibrës i kërkohet të punojë me orar të plotë, ndërkohë që shpresat e Spaletit janë të gjenialiteti i Mertensit, Insinjes dhe Politanos. Ishi Petanja do të mbahet në stol, ashtu si Zhiru për kuqezinjtë.

Francezi po punon me skuadrën, por vështirë se mund “të nxjerrë” më shumë se 20-25 minuta. Pioli do të mbajë jashtë formacionit edhe njërin mes Mesias, Salmakersit, Diazit dhe Kruniçit. Fuqia e Ibrës dhe 28 goditjet në portë të pësuara në pesë takimet e fundit i shqetësojnë napolitanët që kanë pësuar 10 gola në 6 ndeshjet e fundit teksa në “San Siro” vijnë pas dy humbjesh radhazi.

Amir Rrahmani duhet të bëjë liderin në mungesë të Kulibalisë, ndërkohë që Manolas dje ka pozuar për Olimpiakosin. Kosovari me Huan Zhesusin nuk janë një dyshe e kolauduar e problemet shtohen nëse në llogari përfshijmë edhe mbrojtësin e krahut Mario Rui që gjithashtu ka probleme fizike.

MIL

NAP

DEM

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *