Sot primaret e PD në Kukës, Berisha: Pjesëmarrje masive në zgjedhjet për kandidatin e bashkisë

Sot demokratët e Kukësit do të zgjedhin kandidatin e tyre për bashkinë, i cili do të garojë në 24 shtator, në zgjedhjet që do mbahen sërish pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Safet Gjici.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Sali Berisha, i cili është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se në Kukës ka një pjesëmarrje masive të votuesve.

Ai shkruan më tej në Facebook se fton të gjithë demokratët e Kukësit të marrin pjesë në primare për zgjedhjen e kandidatit të tyre për Bashkinë Kukës.

“Pjesëmarrje masive në primaret në Kukës. Ftesë për të gjithë demokratët e Kukësit të marrin pjesë në primare për zgjedhjen e kandidatit të tyre për Bashkinë Kukës. Suksese”, shkroi ai në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts