Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar edhe me homologun e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Teksa vlerëson punën e Ahmetit në drejtimin e qytetit të Prishtinës, Veliaj shkruan se bashkëpunimi mes dy kryeqyteteve do vijojë edhe me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore në Kosovë.
“Faleminderit për mikpritjen & miqësinë speciale Shpend Ahmeti gjatë këtyre dy mandateve në drejtimin e Prishtinës, sot një qytet modern e dinamik falë punës së Shpendit e skuadres së tij. Mezi pres ta çojmë më tej bashkëpunimin me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore në Kosovë”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Veliaj më herët është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kryebashkiaku i Tiranës tha se vitin e ardhshme Prishtina do të jetë pritëse e biennales “Manifesta”, ndërsa Tirana “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al