Sot pritet të mbërrijnë të tjera doza të vaksinës Pfizer/ Ministrja Manastirliu: Ja për kë do të përdoren






Gjatë ditës së sotme pritet që në vendin tonë të mbërrijnë edhe 12 870 doza të vaksinës Pfizer. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila nga Kavaja tha se procesi i vaksinimit vazhdon intesivisht.

manastirliu

Ajo tha se vaksinat Pfizer do të përdoren për kategoritë që janë në planifikim, por edhe për dozat e dyta me këtë vaksinë.

“Janë vaksinuar më shumë se 670 mijë qytetarë, mbi 210 mijë e kanë kryer dozën e dytë të vaksinës.

Dua të informoj se procesi i vaksinimit po vijon me ritme të mira. Sot presim doza të vaksinës Pfizer, nëpërmjet kontratës me Pfizer dhe mbështetjes së BE sot do të mbërrijnë në vend 12 870 doza të vaksinës Pfizer.

Do të shpërndahen në gjithë territorin  për të vijuar qoftë me vaksinimin e kategorive të planifikuara qoftë me rivaksinimin, me dozat e dyta me këtë vaksinë”, tha Manastirliu.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *