Sot publikohet Windows 11, menuja “Start” bëhet më e lehtë për përdoruesit

sot publikohet windows 11 menuja start behet me e lehte per perdoruesit
sot publikohet windows 11 menuja start behet me e lehte per perdoruesit

09:08 05/10/2021

Windows 11, versioni më i fundit i sistemit operativ të Microsoft, do të publikohet sot në mbarë botën dhe do të jetë falas për përdoruesit e Windows 10.

Drejtuesi i Windows, Panos Panay, ka deklaruar për BBC se versioni i fundit është i ndërtuar në mënyrë të tillë që të jetë më i thjeshtë për përdoruesit.

Më tej ai shtoi se dhe përdoruesit që nuk janë shumë të përditësuar me teknologjinë mund ta përdorin atë lehtësisht.

Panay është shprehur se janë bërë të gjitha provat me përdorues ekspertë dhe të gjithë kanë deklaruar se gjithçka është në rregull për përdorim masiv.

Windows 11 ka disa ndryshime të rëndësishme në dizajn, së bashku me disa ndryshime në funksion. Menuja Start tashmë është më e aksesueshme në ekran dhe të gjithë përdoruesve do u shfaqen programet që ata përdorin më shpesh. Për disa ekspertë Windows 11 ka pamjen e një smartphone./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts