Sot raundi i radhës i bisedimeve Ukrainë-Rusi

09:08 15/03/2022

Kërkesat e palëve mbeten të njëjta

Rusia dhe Ukraina do të vijojnë sërish ditën e sotme negociatat për arritjen e një marrëveshje që do i jepte fund konfliktit të armatosur. Bisedimet e sotme janë vijim i takimit të djeshëm, që u mbajt online nëpërmjet një video-konference.

Pas takimit të djeshëm palët thanë se është marrë një “pauzë teknike”.

Kërkesat e Kievit mbeten të njëjta: Armëpushim, largim i trupave ruse dhe garanci sigurie.

Mediat thonë se një nga kushtet drejt të cilës mund të arrihet së shpejti dakordësi, është neutraliteti i Ukrainës.

Megjithatë, duket e vështirë të arrihet një marrëveshje për pikat e tjera, mes të cilave njohja e Krimesë si territor rus.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *