Sot refuzoi të paraqitej në gjykatë, Berisha thirrje GJKKO: Do të paraqitem, por hiqni masën antikushtetuese!

sot refuzoi te paraqitej ne gjykate berisha thirrje gjkko do te paraqitem por hiqni masen antikushtetuese
sot refuzoi te paraqitej ne gjykate berisha thirrje gjkko do te paraqitem por hiqni masen antikushtetuese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar thirrjen e GJKKO-së për t’u paraqitur në ambientet e gjykatës për ta marrë në pyetje lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“Është ndryshe kjo, nuk është se unë nuk pranoj të shkoj në Gjykatë. E deklaroj me sinqeritet se unë sa herë të thirrem do të shkoj, Të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë shkoj apo nuk shkoj unë,. Vendosja e kësaj mase pa marrë leje nga Parlamenti është përdhosje e ligjeve, se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë, nuk ia lejoj vetes që të shkel Kushtetutën.

Deputeti të ruajë veten të punojë, por në këtë mënyrë si e bën Rama është republika e kanabisit, e drogës”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts