Sot seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Himarës, protestë para GJKKO kundër Fredi Belerit, e krahasojnë me Radoiçiç

sot seanca gjyqesore per kryebashkiakun e himares proteste para gjkko kunder fredi belerit e krahasojne me radoicic

Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri, pasi shkak herët e kaluar për shtyrjen e seancës ishte bërë ndryshimin e trupës gjykuese.

Pas largimit të Etleva Dedes nga trupa gjykuese, në vend të saj u caktua Flora Hajredinajn si gjyqtare zëvendësuese e cila kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen. Kujtojmë se avokatët e Fredi Belerit kërkuan pavlefshmëri totale të dosjes së prokurorisë. Fredi Beleri dhe anëtari i shtabit të tij Pandei Kokaveshi u arrestuan më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

GJKKO nuk u shpreh mbi kërkesën e Belerit për shpalljen e pavlefshmërisë së akteve hetimore që do të sillte automatikisht pushimin e çështjes. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Ndërkohë, jashtë GJKKO aktivistë të çështjes kombëtare kanë protestuar kundër Fredi Belerit, ndërsa e kanë krahasuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Radoçiç, që mori pjesë në sulmin në veri të Kosovës. Siç shihet nga pamjet, “Beleri në jug, Radoiçiç në veri”, shkruhet në banderolë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts