Sot Shqipëria konkurron në Olimpiadën Botërore të Kuzhinierëve, me Institutin Kulinar Neranxi

sot shqiperia konkurron ne olimpiaden boterore te kuzhiniereve me institutin kulinar

Sot starton Olimpiada Botërore e Kuzhinierëve të Rinj (THE YOUNG CHEF OLYMPIAD), eventi më i madh i kulinarisë në planet ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë.

Organizatorët e eventit kanë zgjedhur Institutin Kulinar Neranxi për të përfaqësuar vendin tonë, si i vetmi institucion i cili arriti të plotësojë kriteret e tyre strikte.

Dje u nisën drejt Indisë ku zhvillohet Olimpiada, studentja e IKN Kristina Elezaj, e cila konkurron si përfaqësuese e Shqipërisë dhe Mirko Monteduro si mentor i konkurrentes tonë.

Në momentet e fundit para nisjes ata u shprehën shumë të emocionuar, por edhe të motivuar për të përfaqësuar denjësisht Institutin Kulinar Neranxi dhe Shqipërinë.

Gjithashtu ata janë pritur me entuziasëm nga organizatorët si vend që merr pjesë për herë të parë.
The Young Chef Olympiad është konkursi i kuzhinierëve të rinj i cili zhvillohet prej 10 vitesh.

Një institucion prestigjioz si YCO arriti të vlerësojë punën e palodhur në IKN dhe ta përzgjedhë si të denjë për të garuar me të rinjtë e talentuar të shkollave më të mira të botës.

The Young Chef Olympiad zhvillohet për 7 ditë me rradhë në disa qytete të Indisë dhe ditën e tetë, 10 më të mirët konkurrojnë me njëri tjetrin për të fituar çmimin e madh. Finalja zhvillohet në Kalkuta, e konceptuar si një natë gala mjaft mbresëlënëse.
U urojmë suksese konkurrentes së Institutit Kulinar Neranxi dhe Shqipërisë, në YCO!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts