Sot vendimi për Ratko Mladic

12:05 08/06/2021

Gjykata e Hagës vendos mbi apelin e ish-komandantit të serbëve të Bosnjës

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë do të vendosë sot mbi apelin e ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladic, kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Mladic është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës. Në këtë masakër, që ka ndodhur gjatë luftës në Bosnjë në vitin 1995, forcat serbe kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Në seancën e tij të apelit në Hagë, gushtin e kaluar, Mladic e ka cilësuar gjykatën si një “fëmijë” të fuqive perëndimore. Avokatët e tij kanë thënë se Mladic ka qenë larg Srebrenicës kur ka ndodhur masakra. Procesi kundër Mladic-it ka nisur më 16 Maj të vitit 2012.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *