Sot vendoset nëse Rusia do përjashtohet nga Këshilli i Europës, Tabaku nga Strasburgu: PD do mbështesë rezolutën

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës është mbledhur sot për të vendosur nëse Rusia do të përjashtohet nga Këshilli i Europës.

Në një lidhje skype nga Strasburgu, nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku tha për ‘News24’ se demokratët do të mbështesin rezolutën për përjashtimin e Rusisë nga kjo instancë e rëndësishme, pas agresionit që ky shtet nisi ndaj Ukrainës.

“Strasburgu, Asambleja e Këshillit të Europës është mbledhur për të vendosur nëse do të shkarkohet apo jo Rusia nga Këshilli i Europës. Ka pasur zhvillim interesante, që unë i kam ndjekur. Dje u miratua një rezolutë. Vendimi do të merret sot në darkë. Është vendim historik, ky është veprim real që shoqëron sanksionet, por dhe një dokument i fortë politik që do të shoqërohet dhe me vendime të organizmave të tjerë. Në Këshillin e Europën ka disa parime, standarde, që s’mund të lejohen kërcënimet. Rusia po cënon sigurinë dhe rendin e gjithë botës. PD do të mbështesë partitë e tjera të djathta për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Europës. mund të fillojë izolimi i Rusisë dhe ndikimi që mund të kenë organizma të rëndësishme të Rusia. Të gjitha sytë e botës janë drejtuar në Ukrainë.”, tha Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.