Spaho iu bashkua lëvizjes së Berishës/ Salianji: Ka drejtuar një prej qarqeve me rezultatin më të dobët. PD i dha gjithçka, çfarë kërkon më Mondi?








Pas pezullimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, brenda kampit blu ka disa deputetë dhe ish-përfaqësues demokratë që i janë bashkëngjitur lëvizjes së ish-kryeministrit. 

perballje

Përpos disa deputetëve të grupit aktual të PD-së si: Edi Paloka, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Oerd Bylykbashi, në takimet e Sali Berishës është shfaqur edhe ish-nënkryetari demokrat Edmond Spaho.

Duke folur mbi lëvizjen e fundit të Spahos, nënkryetari i Grupit të PD-së, Ervin Salianji nuk i ka kursyer kritikat. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC News”  Salianji u shpreh se PD dhe Lulzim Basha i kanë gjithë gjithçka Edmond Spahos.

Po pse Lulzim Basha u bë i keq këto dy javët e fundit? Po pse, sepse nuk dua, sepse unë e kam koleg, por çfarë do shumë Mondi? Ka 25 vite deputet, ka qenë ministër i PD, ka qenë president i FSHF-së i bërë nga PD, nga Lulzim Basha ka qenë i bërë n/ kryetar Kuvendi dhe drejtues i grupit parlamentar. Por përgjegjësi nëse ka Basha apo nuk ka ky? Ka qenë drejtues politik në 2017 në një prej qarqeve me rezultatin më të dobët të PD.

Por si mundet, që përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejtë… Se ju përgjigjem për të gjithë. Më pyetët për persona që nuk kanë minimumin e koherencës dhe nëse është përgjegjës Basha për disa vendime është edhe për këto. Unë kam dhënë dorëheqjen nga sekretari i grupit kur kam pasur qëndrime të ndryshme me Bashën, kam mbajtur qëndrime kundër në shumë raste në Kryesi, këta nuk kanë folur njëherë të vetme. Tani u bë i keq Basha për interesin personal?”.

Por kush këta? Këtu Salianji sulmoi edhe ish-n-kryetarët e PD-së në kohën e Berishës, Topallin dhe Patozin. “Njerëz që kanë qenë ish-funksionarë të lartë në PD, kanë qenë edhe në parti të tjera politike, na kanë dalë edhe përballë. 8 vite nuk i kemi parë një ditë në parti, parti të ish-n-kryetarëve të partisë, të dyja partitë, që u dogjën sikur hynë, vetëm për t’i shërbyer Ramës.

Njerëz që i kanë shërbyer për të tentuar për të legjitimuar 30 qershorin për të hequr vota në zgjedhjet e 25 prillit. Apo ish-funksionarë që e kanë turpëruar PD-në si drejtues lokal si drejtorë. Vetëm interesin personal” tha ai.

I pyetur mbi praninë e Oerd Bylykbashit në takimin me Berishën, Salianji thotë: “Nuk ka asnjë, është një prej deputetëve të rëndësishëm të PD-së, ka shprehur një qëndrim, nuk ka ndonjë gjë, ka shprehur një qëndrim. Ka qenë në takim? Shumë mirë, sepse mendon se ky organizim i bën mirë PD-së” tha ai.

Ndërsa pyetjes nëse Paloka u nda me Bashën, ai i përgjigjet: “Unë nuk dua të hyj, nuk më duket se ka ndarje, unë shoh një qëndrim të deputetëve të PD-së në situatë apo për rastin konkret e kisha për atë që kishte shkruar përpara në raport me “bunkerizimin” që janë situata që përgjegjës është edhe ai. Nuk shoh të ketë ndarje, diskutime serioze në grup parlamentar, si duhet të avancojë më tej strategjia e PD-së” tha ai.

Por çfarë ka bërë gabim Lulzim Basha? “Jo domosdoshmërit duhet të ketë bërë një gabim. Nëse ka përgjegjësi në drejtim, ka gjithë lidershipi, jo vetëm kryetari. Nëse thua ka një problem, e nis nga vetja, jep dorëheqjen. Diskutimet dhe mendimi ndryshe në rastin e liderit historik të PD-së, PD e ka detyrim të ruajë trashëgiminë e lënë. Kryetari i partisë e ka thënë se vendimmarrjen e ka krijuar për të mos krijuar përçarje”, shprehet nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së.

Në fund edhe një përgjigje për Sali Berishën. “Respektin dhe vlerësimin për Berishën nuk i heq asnjë presje, por Lulzim Basha nuk mund të jetë bashkëpunëtor i Ramës dy javët e fundit” deklaroi ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *