SPAK ashpërsoi akuzat për Bllakon, zbardhet debat i ashpër në sallën e gjyqit, avokatët e tij përplasen me prokurorët

spak ashpersoi akuzat per bllakon zbardhet debat i ashper ne sallen e gjyqit avokatet e tij perplasen me prokuroret
spak ashpersoi akuzat per bllakon zbardhet debat i ashper ne sallen e gjyqit avokatet e tij perplasen me prokuroret

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se gjatë seancës së sotme ku SPAK dha pretencën për të akuzuar lidhur me incenaretorin e Fierit, ka pasur edhe një debat të ashpër.

Sipas saj, debati ka ndodhur pasi SPAK ashpërsoi akuzën ndaj ish-deputetit të PS Alqi Bllako, gjë që u kundërshtua nga avokatët e tij.

Më herët ai akuzohej për korrupsion të funksionarëve publike dhe shpërdorim detyre, ndërsa SPAK kërkoi dënimin për veprën penale të korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetëror, duke kërkuar 7 vite burg.

Avokatët e tij e kundërshtuan këtë duke thënë se nuk mund të bëhet rikualifikim i veprës penale në sallën e gjyqit. Për këtë arsye u kërkua kohë për rikualifikim të veprës penale dhe ashpërsim të veprës penale të tij.

Po ashtu akuzat janë ashpërsuar edhe për Klodian Zoton dhe Arben Dervishajn. Zoto ka akuzat e korrupsionit, mashtrimit me pasoja të rënda dhe krijim të skemave mashtruese. Sakaq, për Arben Dervishaj akuza iu ashpërsua nga korrupsion ne sektorin privat ne korrupsion te funksionarit publik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts