“SPAK duhet të veprojë urgjentisht”- LSI: Rama bën estradë për plehrat! Vodhi dhe shpërdoroi fondet publike








Endrit BraimllariLëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas deklaratave dhe ultimatumeve të kryeministrit Rama ndaj krerëve të bashkive lidhur me situatën e menaxhimit të mbetjeve.

Me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari, LSI thekson se e konsideron si estradë qëndrimin e kryeministrit Rama, të cilin e akuzon për vjedhje të parave të shqiptarëve nëpërmjet inceneratorëve.

“Situata e mbetjeve në Shqipëri është dramatike, dhe po përkeqësohet nga dita në ditë, duke rrezikuar rëndë jo vetëm shëndetin e qytetarëve por dhe ambientet publike që po pushtohen nga plehrat.

Kryeministri bën propagandë dhe mashtron opinionin publik. Përgjegjësi kryesor për këtë situatë shumë të rëndë në vend është vetë Edi Rama. Të gjitha vendimet e qeverisë që ai drejton janë vendime abuzive dhe shpërdorimi të fondeve publike.

Qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar qindra miliona euro për djegien e mbeturinave me inceneratorët dhe jo vetëm por situata vijon të jetë tragjike.

Kosto e inceneratorit të Elbasanit është 40 milionë euro, e atij të Fierit rreth 35 milionë euro dhe e incerenatorit të Tiranës 300 milionë euro.

Asnjë shfajësim dhe asnjë demagogji, nuk e çliron Edi Ramën nga përgjegjësia por e rëndon gjithmonë e më shumë sepse ai është vetë koka e inceneratorëve dhe abuzimit me taksat e qytetarëve.

Edi Rama pasi vodhi dhe shpërdoroi fondet publike me inceneratorët, tani bën komedi duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja.

Faktet janë në dritën e diellit dhe pasojat shumë të rënda i shikojmë dhe i prekim vetë çdo ditë.

Demagogjitë e Edi Ramës dhe estradat me ushtrinë që del e mbledh plehrat dhe ministra që bëjnë sikur mbledhin mbeturina nuk i ha më njeri pasi i ka dalë boja, sepse e kanë parë këtë estradë disa herë në këto 8 vite dhe rezultati është një katastofë e vërtete.

SPAK duhet të veprojë urgjentisht pasi çdo sekondë vonesë dhe mosveprim rëndon së tepërmi dhe pozitën e saj. Pasi grabitja dhe shpërdorimi i fondeve publike është një fakt që nuk e luan topi”, thekson Braimllari.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *