SPAK e mori të pandehur, ish-zv.kryeministri i del në mbrojtje kryebashkiakut socialist: Nuk është gangster, emigroi dhe punoi…








Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut socialist të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili një ditë më parë u morr i pandehur nga SPAK për një dënim që ka marrë nga një gjykatë greke disa vite më parë.

QERIM-ISMAILAJ-750x500-1-675x450

Braçe në reagimin e tij në rrjetet sociale thotë se gangster nuk mund të quhet një njer që emigron, punon dhe kërkon të paguhet për atë që bën.

Sipas Braçes, “dekriminalizimi po shërben si amnisti për gangsterët e vërtetë politikë”.

REAGIMI I PLOTE

Edhe nje here; GANGSTER NUK JE kur; Emigron, punon si i tille, kerkon te paguhesh per punen qe ben.

Poooo, faj eshte te kerkosh te paguhesh per punen qe ke kryer edhe me force-nese provohet e tille.

Por GANGSTER NE POLITIKE nuk je! GANGSTER JE kur;

Emigron, punon ne pune te pista duke ju dhene krimit me gjithe fuqine tende, vjedh makina dhe i trafikon, trafikon droge e arme, siguron te ardhura pa mase dhe kthehesh ne vendin tend ku, me ato para, ble kedo qe merr vendim te te bej udheheqes politik, me ato para ble vota cep e me cep te territorit politik ku te kane bere MBRET!

DEKRIMINALIZIMI PER FAT TE KEQ PO SHERBEN SI AMNISTI PER GANGSTERET E VERTETE POLITIKE!

brace qerim

LEVIZJA E SPAK

Në njoftimin e SPAK-ut thuhet se është regjistruar procedimi penal në ngarkim të kryebashkiakut, si i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

“Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim është konkluduar se, shtetasi Qerim Ismailaj ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza, është marrë me cilësinë e të pandehurit dhe janë përfunduar hetimet.

Sot (dje) me datë 01.11.2021, nga Prokuroria e Posaçme është dërguar kërkesa për gjykimin e çështjes pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të të pandehurit Qerim Ismailaj, me funksion kryetar i Bashkisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’ të parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *