SPAK kërkoi 2 vite e 6 muaj burg, zbardhet dëshmia e Fredi Belerit: Po falsifikohen provat, gjyq politik me urdhër të Ramës!

spak kerkoi 2 vite e 6 muaj burg zbardhet deshmia e fredi belerit po falsifikohen provat gjyq politik me urdher te rames
spak kerkoi 2 vite e 6 muaj burg zbardhet deshmia e fredi belerit po falsifikohen provat gjyq politik me urdher te rames

Vijon edhe sot seanca gjyqësore në GJKKO për Fredi Belerin, për të cilin dje SPAK kërkoi 2 vite e 6 muaj burg.
Mediat greke i kanë kushtuar një artikull Belerit, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave.

Ndërkohë, për të bashkëpandehurin Pantelis Kokaveshin, prokuroria propozoi dënim me 4 vite me kusht për shkak të problemeve shëndetësore.

Duke iu drejtuar gjyqtarëve, Fredi Beleri tha dje në sallën e gjyqit se gjyqi ndaj tij ishte politik.

“Kam ankesa se si funksionon prokuroria, duke refuzuar vazhdimisht provat e mia dhe duke mos marrë në pyetje personat që kemi treguar si dëshmitarë. Në rastin tim ka ndodhur falsifikimi i provave. Kushdo që ka falsifikuar dokumentet e shtetit shqiptar mban përgjegjësi penale. Këtu në Shqipëri nuk kemi drejtësi të paanshme sepse procesi është i motivuar politikisht dhe shohim kryeministrin të ndërhyjë në këtë rast duke i lënë himarjotët pa kryebashkiak. Ky është një persekutim politik dhe nuk më lejoni të betohem si kryetar bashkie”, tha ai në dëshminë e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts