SPAK kërkoi arrestimin/ Mblidhet sot Këshilli i mandateve, zbulohet lëvizja e avokatëve të ish-zv.kryeministrit Ahmetaj

Teksa sot në orën 16:00 pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për të vendosur për kërkesën e SPAK, nëse do i hapë rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, zbulohet lëvizja e mbrojtësve të tij ligjorë.

Avokatët e Ahmetajt të cilët do të jenë të pranishëm në mbledhje pritet të kërkojnë shtyrjen e saj. Kjo me arsyetimin se dosja e SPAK është voluminoze, rreth 400 faqe dhe ndaj duhet kohë për shqyrtimin e saj.

Për procedurë deputetët, anëtarë të Këshillit të mandateve mund të mblidhen sot, mirëpo kërkesa e avokatëve do të qëndroj e njëjtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts