“SPAK, mandat më të zgjeruar për të hetuar krimet zgjedhore”/ Ambasadori i BE, Luigi Soreca: Është me rëndësi të dimë se…






Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca deklaron se është me rëndësi që të hetohen parregullsitë e zgjedhjeve të 25 prillit.

soreca

Sipas tij SPAK, ka mandat më të zgjeruar për të hetuar krimet zgjedhore.

Nga Durrësi, diplomati i lartë i BE u shpreh se duhet të dihet se çfarë funksionoi dhe çfarë jo në zgjedhjet parlamentare, të cilat nga opozita nuk janë njohur.

Për Sorecën, ka pasur përmirësim në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Teksa i referohet raportit paraprak të OSBE-ODIHR ato ishin të rregullta.

“Arsyet e turit janë dëgjimi i zërit të komuniteteve, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar. Dua të dëgjoj problematikat edhe për zgjedhjet, çfarë funksionoi e çfarë jo, për t’i bërë zgjedhjet lokale më të mira. Është vlerësim i mire pjesëmarrja e te rinjve qe votuan për here te pare. Kjo është tepër pozitive dhe te rinjtë kane mundësi t’ju dëgjohet zëri. Ne kemi projekte te vazhdueshme me te rinjtë”, tha Soreca.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *