SPAK mori të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës, reagon PD: Akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës! Përmes vettingut duhet…








Pasi SPAK mori të pandehur kryetarin e bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj ka reaguar edhe Partia Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se ky është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës.

pd-qerimismailaj

Gazment Bardhi shkruan se të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Sipas tij, me kallëzimin që PD bëri në SPAK thjesht treguan me dokumente se mandati i Ismailajt ishte i paligjshëm.

Përmes vettingut në politikë thotë Bardhi, duhet të zhbëjmë modelin e politikanit gangster.

“Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumente se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qëndrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin.

Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin.  Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet”, thote Bardhi.

QERIMAJ MERRET I PANDEHUR

Sot Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka marrë si të pandehur kryebashkiakun socialist të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili më parë është denoncuar edhe nga Partia Demokratike.

Në njoftimin e SPAK thuhet se është regjistruar procedimi penal në ngarkim të tij, si i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

“Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim është konkluduar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza, është marrë me cilësinë e të pandehurit dhe janë përfunduar hetimet”, thuhet në njoftim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *