“SPAK po qëndron në lartësinë e mandatit”, drejtuesi i ambasadës amerikane: SHBA ka investuar fort për organet e drejtësisë

spak po qendron ne lartesine e mandatit drejtuesi i ambasades amerikane shba ka investuar fort per organet e drejtesise
spak po qendron ne lartesine e mandatit drejtuesi i ambasades amerikane shba ka investuar fort per organet e drejtesise

Ndërsa në ndaj SPAK janë drejtuar akuza nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë të opozitës, i ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, thotë në një intervistë për gazetën “Panorama” , se për Shtetet e Bashkuara SPAK po qëndron në lartësinë e atij mandati.

“Ne besojmë se SPAK po qëndron në lartësinë e atij mandati. Ka një shprehje në Shtetet e Bashkuara, që ‘drejtësia është e verbër’. I gjithë qëllimi për ngritjen e SPAK ishte të krijohet një institucion i pavarur për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përfshi në nivelet më të larta të qeverisjes. Kjo është gjëja më me rëndësi që ai të jetë vërtet i suksesshëm dhe i efektshëm. Kemi parë të hetohen, t’u ngrihen padi dhe të dënohen zyrtarë të niveleve të larta nga i gjithë spektri politik”, tha ai gjatë një interviste për Gazetën “Panorama”.

Referuar deklaratave të Berishës se SPAK është një kamxhik në duart e kryeministrit Edi Rama, Wisner dha këtë koment: “Nuk do t’i përgjigjem dikujt që është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion madhor. Shtetet e Bashkuara janë krenare të mbështesin punën e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë dhe do të vazhdojmë të mbështesim kërkesat e popullit shqiptar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Siç e vërejta, kemi investuar fort në suksesin e reformave në drejtësi të Shqipërisë, përfshi SPAK, përmes ekspertizës, financimit dhe mbështetjes sonë politike. Jemi krenarë të jemi partnerë me Shqipërinë. Çdo shqiptar meriton të jetojë në një vend ku secili është i barabartë përpara ligjit, ku shteti ligjor funksionon dhe ku secili ka një mundësi të barabartë për begati. Jo vetëm sepse e kërkon e ardhmja euro-atlantike e Shqipërisë, por sepse është gjëja e duhur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts