“SPAK qenka zgjuar”- Taulant Balla: Nuk e besoj nëse nuk heton Berishën për çështjen e CEZ-DIA! Nuel Kalaj u thoshte çekëve se ka marrë garanci nga kryeministri









Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla foli nga foltorja e Kuvendit për rinisjen e hetimit nga SPAK në lidhje me çështjen CEZ-DIA, pasi sot u mor në pyetje biznesmeni Kastriot Ismailaj.

Balla u shpreh se uron që SPAK të jetë zgjuar dhe të shkojë deri në fund të kësaj çështje, duke hetuar Berishën dhe Nuel Kalanë.

“Për personin që sapo la sallën. U fol këtu për një investim të qeverisë japoneze që unë shpesh herë kam pasur mundësinë të flas në këtë sallë. Tani të çohet bashkëpunëtori në krim në këtë sallë është pak e rëndë. Ajo është një prej turpeve më të mëdha të këtij vendi. Dua ta falenderoj ministren Balluku që më në fund ka bërë gjithçka për mënyrën si të zgjidhet ai lëmsh. SPAK ende nuk ka një hetim për këtë të vendosur nga qeveria japoneze. E di e gjithë Shqipëria dhe nuk dihet ku kanë shkuar paratë që ka dhënë qeveria japoneze për sistemin e kanalizimeve. Meqenëse zotëria kryeministër në atë kohë, le të shkojë dhe të hetohet.

Meqë u hap kjo historia e SPAK gjej rastin ta përshëndes, se më në fund kanë vendosur të hetojnë CEZ-DIA. Qoftë e vërtetë që SPAK të jetë zgjuar dhe të hetojë edhe atë çështje.  Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje nga prokurorët. Është Berisha i pari që duhet të merret edhe si i akuzuar edhe si dëshmitar. Asnjë prej nesh nuk duhet të guxojë të vërë në dyshim atë që thonë SHBA. Kur thonë që është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe drejtësia nuk guxon ta thërrasë ende për çështje që është i kallëzuar. Për çfarë duhet ta besoj unë SPAK nëse ai është i përfshirë”, tha Balla.

Ai theksoi se Kalaj në emailet që shkëmbente në partnerët çekë thotë se kishte marrë garanci nga Berisha për të vepruar. “Është Nuel Kalaj, personi që mori një thes me euro dhe i ngarkoi në makinë. Nuel Kalaj në emailet që shkëmbente me partnerët çekë thoshte se ka pengesa nga qeveria, por Berisha do i thyejë çështjet burokratike të qeverisë së vet. Në këtë vend ka ndodhur që ke shitur një aset shtetëror pa ia parë vlerën. Është nga ato raste që nuk dihet nëse shteti shqiptar i ka marrë lekët apo jo”, deklaroi Balla.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.