“SPAK të hetojë!”- Deputeti i zgjedhur i PS ‘ngre’ alarmin: Tenderat e Fierit, në duart e krimit! Krijuan biznese legale, kanë lidhje me zyrtarët ose i kërcënojnë! Ja skema








Petro Koci denoncimiDeputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në Fier, Petro Kocci ka denoncuar sot tenderat ne Qarkun e Fierit, që sipas tij kanë rënë në duart e trafikatëve.

Koçi gjatë një interviste për News24, i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë lidhur me tenderat në Fier, ku sipas tij trafikantët po marrin prokurimet publike ose me kërcënime ose duke korruptuar zyrtarët vendor.  I ftuar në rubrikën “Opinion”, Petro Koçi “krimnelët futen në lloj-lloj tenderash. Kanë bërë subjekte legale. Kudo futen. Mekanizmi është ky; ose kanë lidhje drejtpërdrejtë me një zyrtar që administron financat publike, ose kërcënon zyrtarët, ose anëtarët e komisioneve që bëjnë tendera, njerëz të thjeshtë”.

Petro Koci

PJESË NGA BISEDA

Çfarë shqetësimi keni? Keni emra konkrete për Fierin?

Nuk më takon mua që të merrem me emra, por me fenomenin. Jemi në rrafshin e institucionit politik dhe jo të prokurorisë dhe organeve ligjzbatuese. Në kuadrin e një situate optimiste, të veprimit të drejtësisë mbi korrupsionin, edhe PS bën të njëjtin rol që ka luajtur. Atë rol ku nxiti dhe hartoi reformën në drejtësi. Kjo s’u bë pa presionin e SHBA dhe BE. Natyrisht në një linjë me kryeministrin ndaj korrupsionit dhe duke pasur parasysh dhe nivelin vendor, pasi jam kryetar i PS në Fier. Sa i përket fenomeneve që SPAK po godet, ndodhin edhe atje.

Çfarë po ndodh atje?
Në gjykimin tim kam synuar të bëjë publike se si funksionon dhe abuzon kjo botë e krimit. Ata dikur kanë qenë pjesë e komisioneve zgjedhore të PD, kanë qenë të dhunshëm. Me kalimin e kohës kanë krijuar dhe struktura të ligjshme biznesi, ku një pjesë kanë pastruar edhe paratë. Është fenomen gati 30-vjeçar i pastrimit të parave.

Si funksionon kjo industri?
Në çdo qytet gjen raste kur pallatet i kanë ndërtuar disa të fortë. Fieri ka protagonistë kriminal, ndaj duhet t’i bashkohemi këtij optimisti për të luftuar krimin.

Me çfarë tendera abuzohet në Fier?

Ata futen në lloj lloj tenderash. Kanë bërë subjekte legale. Kudo futen. Mekanizmi është ky; ose kanë lidhje drejtpërdrejtë me një zyrtar që administron financat publike, ose kërcënon zyrtarët, ose anëtarët e komisioneve që bëjnë tendera, njerëz të thjeshtë. Ata janë njerëz të zakonshëm që ndoshta kërcënohen. Dhe e treta; duke kërcënuar rivalët, konkurrentët e të njëjtës natyre biznesi. Kjo mendoj se është si mekanizëm. Megjithëse ligji është forcuar, ka manovra që edhe ky ligj si parashikon. Ka subjekte që janë indirekt të tyre, dhe është e vështirë që të interpretosh. Thirrja ime është që kjo teknologjia e luftës ndaj krimit të përforcohet.

Ju thoni se drejtësia po vepron. Ju e keni ndihmuar drejtësinë që të shkojë në Fier?
SPAK vepron i pavarur nga partitë politike. Partitë kanë detyrë që përmes përfaqësimit në parlament, bëjnë thirrje që drejtësia të veprojë, që organet të veprojnë. Kur anëtari i tyre kapet në rrjedhën e drejtësisë, apo kur gjërat evidentohen, të merren masat administrative dhe politike. Partitë politike nuk janë prokurori. Mekanizmi i partive, është lidhja me qytetarët. Çdo opinion, partia i transmeton, nuk është parti-shtet. Shqetësimin e publikut, të një komuniteti, të një kategorie të caktuar, e transmeton në përfaqësinë shtetërore, që të rritet energjinë e shqyrtimit të çështjes dhe të merret masa konkrete. Po flasim për një fenomen.

PEtro Koci1

Keni informacione apo konstatim?
Ky është gjykim i imi që vjen nga perceptimi dhe konstatimi realist.

A keni bërë kallëzim në SPAK?
Ne duam që të rrisim kurajon e zyrtarëve që ata të denoncojnë. Për të ngritur optimizmin e publikut për të thënë se SPAK po vepron. Kjo po jep efekt. E treta është për të tkurrur veprimet e botës së krimit. Ata ndalen nga veprimi i ligjit, dhe nga opinioni, apo rezistenca e qytetarëve.

A keni frikë për deklaratën që bëtë?
Nuk më ka ndodhu ndonjëherë gjë. Përjashto vitet 96-97 ku ka pasur zhvillime të rëna, Kam denoncuar raste të terja konkrete, ku një gjyqtar dëmshpërbleu një punonjës të Albpetrol me 500 mln lekë të vjetra. Por 500 mln janë shumë për një kompani të tillë.

Ju i keni bërë thirrje SPAK, a është kjo e juaja një mënyrë për të frenuar këtë skemë?
Ky kapacitet financiar ekonomik e financiar, ku këputen copa nga financa publike, kthehet në pushtet politik. Ndaj nuk duhet të lejojmë që bota e krimit të influencojë në politikë. Siç ndodhi në zgjedhjet e fundit në Fier, ku PD dhe LSI gati përmbysë listën me futjen e botës së krimit.

Si i shpëtuat ju këto lista?
Nuk kishim asnjë biznesmen në lista. Nuk kishte protagonist që të kërkonim vota. Këto fenomene nuk kanë ndodhur më parë. Gjykoj që në këtë pikëpamje, lista e PS kishte avantazhe për këtë pikëpamje. Në lista ka njerëz që përfitojnë nga fondet publike. Kanë subjekte private dhe hyjnë në këto, ka disa prej tyre që kanë përfituar. Nuk janë vetëm përfaqësues të trafiqeve. Kam bërë kallëzime dikur. Nëse një gjë duhet, e çoj në organet e drejtësisë. Kam folur për fenomene. Ne e mirëpresim, ata e dinë vetë kur veprojnë. Rrjeta e SPAK nuk paracaktohet kur hidhet. Shumë raste kanë dalë rastësisht, janë përgjuar të tjerët, e kanë dalë të tjera gjëra. Ata kanë bërë detyrën. SPAK nuk mund të veprojë si organizëm politik. Ata se çfarë iu del, do e kapin. I vogël qoftë apo i madh. Përderisa PD ka një kryetar si Lulzim Basha, që është akuzuar për Rrugën e Kombit, vrasjet e ‘21 Janarit’, ai s’duhet të flasë fare. Sot kemi një situatë të re të veprimit të drejtësisë. Drejtësia po vepron me të gjitha palët. Ka kryebashkiakë dhe nga PD dhe nga ana tjetër. Le të shpresojmë se kështu do të vazhdojmë. Është veprimtari që monitorohet nga ndërkombëtarët. Pothuajse përditë ke diçka nga ambasadat për zhvillimet në drejtësi.

Do kemi lajme nga Fieri?
Nuk e di. Unë nuk punoj në SPAK. Ato çka thash, janë konkrete.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *