“SPAK të mos mjaftohet vetëm më Lefter Kokën”/ Tabaku për aferën e inceneratorëve: Grupi kriminal ka pasur qendër operacionale institucione të qeverisë









Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se çështja e inceneratorëve duhet të shkojë deri në fund, teksa i bën thirrje SPAK-ut që të mos mjaftohet vetëm me arrestimin e ish-Ministrit Lefter Koka.

tabaku

Tabaku ka publikuar në Facebook, një deklaratë nga foltorja e Kuvendit, ku shprehet se pas çështjes së inceneratorëve qëndron një grup kriminal, ku sipas saj, përfshihen dhe ish-ministra socialistë dhe kryeministri Edi Rama.

Nënkryetarja demokrate sjell në vëmendje se puna e Komisionit Hetimor për Inceneratorët vijon, ku pritet miratimi i planit të hetimit.

Deklarata e Jorida Tabakut:

Hetoni Grupin e Strukturuar Kriminal pas Inceneratorëve! Afera e inceneratorëve nuk është një aferë kriminale mes dy individëve. Përkundrazi ajo është një aferë kriminale e organizuar dhe zbatuar nga një Grup i Strukturuar Kriminal që ka pasur për qendër operacionale institucionet e qeverisë shqiptare.

Sot kemi vetëm një të arrestuar që ka qenë pjesë e këtij Grupi të Strukturuar Kriminal. Ndërkohë që kemi së paku 2 ish ministra, Ahmetaj dhe Gjiknuri, që gjezdisin të lirë ndonëse kanë përgjegjësi.

Të lirë vazhdojnë të jenë Stela Gugallja, bashkëshorti i saj Klodian Mërtiri dhe Klodian Zoto pasi ato janë lajmëruar më herët për këto arrestime dhe janë zhdukur.

Të lirë vazhdojnë të jenë edhe Qazim Sejdini i Elbasanit, Armando Subashi i Fierit dhe mbi të gjitha Erion Veliaj i inceneratorit të Tiranës. Së fundi, por jo nga rëndësia, i lirë mbetet edhe njerëzit kyç të gjithë kësaj afere kriminale, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrise, Engjell Agaçi dhe Edi Rama.

Ne nuk tërhiqemi nga hetimi i plotë i kësaj afere kriminale për tia sqaruar shqiptarëve si janë vjedhur. Javën që nis Komisioni Hetimor i Inceneratorëve mblidhet për të miratuar planin e hetimit dhe nisur shkresat e radhës! SPAK mos të mjaftohet me Lefter Kokën që nuk është koka por bishti!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.