“SPAK-u të veprojë urgjentisht!”- PD denoncon: Katastrofë mjedisore në Kavajë. Qeveria po bën lojë me shëndetin e qytetarëve që të…








Në një deklaratë për mediat nga Golemi, përfaqësuesi i PD Andi Lila denoncoi krizën mjedisore në Kavajë, duke deklaruar se qeveria po bën lojë me shëndetin e qytetarëve, me qëllim përfitimin e mafias.

andi

Ndër të tjera Lila i bën thirrje SPAK-ut që të veprojë përpara se pasojat të jenë të parikuperushme për ambientin dhe shëndetin e qytetarëve.

DEKLARATA

Situata e mbetejeve në Kavajë është kthyer në një bombë mjedisore që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Pamjet që shohim, që shoqërojnë përditshmërinë e qytetarëve dhe turistëve, nuk janë vetëm prdukt i paaftësisë së pushteti vendor dhe i qeverisë.

Fakteqësisht, ajo që qytetarët e Kavajës dhe Durrësit po përjetojnë është një skemë kriminale që po ndërtohet duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve me qëllim pasurimin e klientëve të Edi Ramës.

Për të çuar para te mafia e inceneratorëve, plehrat po lihen me qëllim jashtë kontrollit, për të nxitur një krizë dhe pastaj për të ofruar një zgjedhje nga ata që e prodhuan këtë krizë.

Pra duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve, po i detyrojnë të pranojnë një zgjedhje shumë më të shternjtë për menaxhimin e plehrave.

Kjo lojë me shëndetin e qytetarëve, vetëm për përfitimet e mafies së inceneratorëve, është e papranueshme dhe kriminale.

Ne i kërkojmë SPAK-ut të veprojë urgjentisht, përpara se pasojat për ambientin dhe shëndetin e njerëzve të jenë të parikuperushme.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *