Spaleti thumbon Milanin për golin e anuluar: Nuk e di a ka situatë më të qartë se kjo









Polemikat pas ndeshjes Milan-Napoli nuk kanë fund. Kuqezinjtë protestuan për një gol të anuluar dhe protagonistët në fushë e tifozët nuk kanë ngurruar të sulmojnë gjyqtarin për vendimin që dha duke cilësuar Zhiru të shtrirë në fushë si një lojtar në pozicion jashtë loje.

spaleti

Por trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti, ka dalë sot në mbrojtje të vendimit të gjyqtarit, duke theksuar se ai kishte zbatuar me përpikmëri rregulloren ndërkombëtare për raste të tilla.

“Me shumë mundësi ishte një pozicion jashtë loje për ndonjë person të veçantë kur është trajtuar në gjaknxehtësi pas ndeshjes. Aty për aty, për ndonjë është ndezur ndonjë dyshim në debat. Por pastaj dujke i parë gjërat ftohtë, të gjithë kanë shprehur dhe thënë, përfshirë edhe organet institucionale të AIA (Shoqata e Gjyqtarëve në Itali), se bëhet fjalë për një rregull të UEFA dhe FIFA, duke u shprehur në mënyrë unanime.

Nëse pastaj dikush do t’i shohë gjërat në gjaknxehtësi, është një zgjedhje e tij. Është e vështirë të gjesh një situatë më të qartë se kjo, ndaj nuk e kuptoj për çfarë bëhet fjalë”, tha Spaleti.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.