Spanja do të ulë TVSH-në për gazin nisur nga Tetori

13:10 03/09/2022

Qytetarët e kanë mirëpritur vendimin e qeverisë së tyre

Qeveria spanjolle do të ulë TVSH-në për gazin nisur nga muaji Tetor për të reduktuar ndikimin e rritjes së çmimeve të gazit për familjet. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Pedro Sanchez.

“Njoftoj se qeveria spanjolle do të propozojë një ulje nga 21% në 5% të TVSH-së për gazin. Këtë do ta bëjmë në përputhje me politikën ekonomike që kemi zbatuar që nga fillimi i krizës energjitike, uljet selektive të taksave për të mirën e shtresës së mesme punëtore”.

Qyetarët spanjollë e mirëpritën këtë vendim të qeverisë së tyre, por kërkuan zgjidhje afatgjata.

“Nëse nuk duam energji bërthamore, do të duhet të mbështetemi tek burimet e rinovueshme, më duket se do të ishte më  mirë për të ardhmen. E di që ndoshta është e shtrenjtë, por mendoj se nuk do të na duhet të varemi nga gazi nga Algjeria apo nga Rusia”.

Kostot e energjisë kanë shkuar në stratosferë që kur Rusia sulmoi Ukrainën në Shkurt, pasi Rusia është furnizuesi kryesor i gazit natyror në Europë.

Spanja është angazhuar me partnerët e Bashkimit Europian për të reduktuar përdorimin e gazit me 7% edhe pse deri më tani konsumi i gazit në Spanjë është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Vala e të nxehtit ka shkaktuar një rritje të kërkesës për energji elektrike për pajisjet ftohëse.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com