Spanja, e lëkundur për Kosovën

14:40 20/11/2021

Madridi do të hapë një zyrë tregtare dhe kulturore në Prishtinë

Gazeta spanjolle “The Objective” shkruan se kreu i Qeverisë së Spanjës, Pedro Sanchez, është duke përgatitur një kthesë historike sa i përket qëndrimit të Madridit zyrtar për Republikën e Kosovës. Sipas kësaj gazete spanjolle një lëvizje e tillë do të nënkuptojë edhe pranimin de-fakto të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Nga burime diplomatike konfirmohet se Spanja pritet që të hapë një Zyrë Tregtare dhe Kulturore në Prishtinë. Lidhur me çështjen e njohjes së Kosovës për herë të parë ministri spanjoll për Evropën, Juan Gonzales-Barba ka lënë derën e hapur për bashkëpunim me institucionet e Kosovës.

Barba ka thënë se Spanja dëshiron që të jetë më e përfshirë në Ballkanin Perëndimor dhe një strategji e tillë do të ishte e çalë nëse vazhdohet me injorimin total të Kosovës. Gonzalez-Barba ka thënë se vendimi i Spanjës “do të merret shpejt dhe do të bëhet publik”, duke nënkuptuar se një hap diplomatik është i pashmangshëm.

“Ne duam që vendimi të kuptohet nga Serbia, partneri ynë kryesor në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai, duke ditur sesa e ndjeshme është kjo çështje në Beograd.

“Ne duam të kontribuojmë në përpjekjet e të gjithë vendeve anëtare dhe të dërguarit të Përfaqësuesit të Lartë, ish-Ministrit të Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, për të arritur marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës dhe shpresojmë se përpjekjet tona do të njihen dhe vlerësohen nga vendet e Ballkanit”, përfundoi Gonzalez-Barba.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.