Spanja heq kufizimin e numrit të spektatorëve

22:20 17/02/2022

Prej 4 Marsit, stadiumet me 100% të kapacitetit

Në fund të Dhjetorit, autoritetet spanjolle kishin ulur në 75% në stadiumet e hapura dhe në 50% për sallat e mbyllura sportive pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19. Por tashmë janë pjekur kushtet që Spanja të heqë kufizimet për numrin e spektatorëve në aktivitet e sportive.

Prej 4 Marsit, stadiumet do të lejohen të hapin dyret me kapacitet të plotë. Autoritetet shëndetësore spanjolle thanë se tregusit epidemiologjikë lejojnë që mos të ketë pengesa për kthimin e publikut në 100% në tribuna.

Por mbajtja e maskës do të mbetet e detyrueshme dhe se do të ndalohet pirja e duhanit, përdorimi i pijeve apo ushqimit gjatë këtyre ngjarjeve sportive. Tashmë stadiumet e La Liga, por edhe në aktivitetet ndërkombëtare mund të jenë të mbushur plot. Kombëtarja Shqiptare e futbollit do të luajë një miqësore me Spanjën më 26 Mars në Barcelonë.

Tv Klan  

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts