Spanja kërkon nga 100 Euro në ditë për udhëtarët

23:46 07/04/2022

Franca kërkon 120 Euro në ditë ndërsa Belgjika 95

Udhëtarëve nga vendet e treta që arrijnë në territorin kombëtar të Spanjës nga kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian vazhdojnë t’u kërkohet të tregojnë prova që kanë një shumë minimale prej 100 € në ditë, në mënyrë që të mund të hyjnë në vend.

Sipas ligjeve të BE-së për hyrjen për shtetasit e vendeve të treta, udhëtarët nga vendet jo anëtare të BE-së dhe ato jashtë zonës Shengen duhet që të tregojnë prova se kanë mjete financiare për të mbështetur veten gjatë qëndrimit të tyre.

Në Spanjë, autoritetet kanë vendosur që shuma e paraqitur në Euro duhet të jetë 10% e pagës bruto minimale ndërprofesionale ose ekuivalentin e saj ligjor në monedhën e vendit të tretë shumëzuar me numrin e ditëve që planifikojnë të qëndrojnë në Spanjë dhe me numrin të personave që udhëtojnë shpenzimet e të cilëve do të mbulojnë gjithashtu.

Që nga 1 Janari 2022, autoritetet spanjolle kanë vendosur pagën minimale ndërprofesionale në 33.33 Euro në ditë ose 1000 Euro në muaj, në varësi të faktit nëse paga është e fiksuar sipas ditëve apo muajve.

Mjetet e nevojshme ditore të jetesës për një aplikim ose hyrje për vizë Shengen janë të ndryshme në çdo vend të BE-së dhe Shengenit. Për shembull, Belgjika kërkon që udhëtarët të tregojnë dëshmi se kanë 95 Euro në ditë nëse qëndrojnë në hotel dhe të paktën 45 Euro në ditë nëse do të akomodohen me opsione më të lira.

Për Francën, nga ana tjetër, shuma minimale e kërkuar ditore e parave në kufi është 120 Euro nëse udhëtari nuk ka dëshmi të akomodimit me parapagesë. Nëse akomodimi është parapaguar, shuma e kërkuar për person bie në 65 Euroë në ditë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *