Spanja kryeson BE-në, por me kryeministër të ri më 23 Korrik

spanja kryeson be ne por me kryeminister te ri me 23 korrik

spanja kryeson be ne por me kryeminister te ri me 23 korrik

13:52 01/07/2023

Pedro Sanchez në Kiev si kreu i BE-së

Me udhëtimin drejt Kievit, kryeministri Sanchez ka dëshmuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën në të gjitha fushat ushtarake, humanitare dhe ekonomike. Sanchez tha se lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj do të jenë një prioritet gjatë presidencës spanjolle. Rivalët e djathtë të Sanchez nga Partia Popullore Konservatore kryesojnë në sondazhe.

Në këto kushte, Spanja do ta paraqesë programin për Presidencën e BE-së në muajin Shtator, me cilindo që do të zgjidhet me 23 Korrik si kryetar qeverie.

Temat e Presidencës spanjolle janë përgatitur prej muajsh, nëse jo vitesh, dhe janë koordinuar ngushtë me vendet partnere – Belgjikën dhe Hungarinë, të cilat do të kryesojnë vitin e ardhshëm BE-në. Gjatë kësaj periudhe deri në mujin Dhjetor, BE-ja duhet të vendosë nëse Ukraina dhe Moldavia mund të fillojnë negociatat e pranimit dhe se çdo të ndodhë me aspiratën e shteteve nga Ballkani Perëndimor për t’u anëtarësuar.

Spanja dëshiron të vazhdojë me diskutimin rreth aftësisë së BE-së për të absorbuar shtete te tjera ne familje. Ne duhet të mendojmë për reformat që do të çojnë në nivelin e ardhshëm të integrimit. Një shembull i kësaj do të ishte koordinimi më i mirë në politikën e jashtme ose fiskale. Ne nuk duhet të neglizhojmë perspektivat evropiane të vendeve që pretendojnë të anëtarësohen.”

Çështje të tjera të rëndësishme janë thjeshtimi i procedurave të azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së, të cilat do të negociohen me Parlamentin Evropian dhe dakordimi për një reformë të tregut të energjisë elektrike.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts