Spanja miraton ligjin që lejon eutanazinë

18:19 18/03/2021

Spanja ka miratuar një ligj për të legalizuar eutanazinë, duke u bërë vendi i katërt në Evropë që lejon njerëzit t’i japin fund jetës së tyre.

Dhoma e ulët e parlamentit të Spanjës miratoi ligjin me mbështetjen e partive të qendrës dhe partive të majta.

Ligji lejon të rriturit me sëmundje “serioze dhe të pashërueshme” që shkaktojnë “vuajtje të padurueshme” të zgjedhin t’i japin fund jetës së tyre dhe pritet të hyjë në fuqi në Qershor.

“Sot ne jemi bërë një vend më njerëzor, më i drejtë dhe më i lirë,” shkroi kryeministri spanjoll Pedro Sánchez vetëm disa minuta pas votimit. “Ligji i eutanazisë, i kërkuar gjerësisht nga shoqëria, më në fund është bërë një realitet.”

Para miratimit të ligjit, ndihma për dikë që të vdiste në Spanjë ishte potencialisht e dënueshme me burg deri në 10 vjet.

Miratimi i ligjit u festua nga aktivistë të së drejtës për të vdekur, por u dënua nga grupe konservatore dhe fetare.

Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Kanada dhe Kolumbia janë të vetmet vende të tjera në të cilat eutanazia aktualisht është e ligjshme.

Parlamenti i Portugalisë ishte përpjekur të ndërmarrë të njëjtin hap. Por këtë javë, legjislacioni që kërkonte të legalizonte eutanazinë u refuzua si antikushtetues nga Gjykata e Lartë e vendit./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *