“Spanja ndër skuadrat më të mira”, Hysaj: Shpresojmë të japim maksimumin, ja plani që kemi kundër tyre






Nga i dërguari i Panorama Sport në Spanjë, Kristi Sejatllari/ Shqipëria luan ditën e nesërmë ndeshjen miqësore kundër Spanjës. Një test i vështirë për kuqezinjtë. Në prag të kësaj sfide ka folur kapiteni i Kombëtares, mbrojtësi Elseid Hysaj.

bandicam 2022-03-25 16-31-36-852

Mendoni që mund të merrni rezultat pozitiv?

“Normal që është një ndeshje shumë e bukur për ta luajtur të gjithë. Për ne është një ndeshje me karikim të madh. Shpresojmë të japim maksimumi dhe të marrim një rezultat të mirë për në dhe të ardhmen tonë.”

“Dihet se Spanjë është ndër skuadrat më të mira në lojën e shpejtë. Kemi provuar 2 skema në stërvitje, e parë për të pritur dhe e dyta nëse gjejmë rast për të sulmuar do të shkojmë përpara.”

Test për mbrojtjen e Shqipërisë

“Një ndër testet më të vështira, e dimë që Spanjë bën lojë të shpejtë dhe për ne do të jetë provë e madhe.”

Atmosfera në ekip

“Atmosfera është shumë e mirë, dukej se na mungonte njëri tjetri. Jemi të gjithë të kënaqur dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.