Spanja nis vaksinimin e mbi 65-vjeçarëve me AstraZeneca

Spanja do të zgjerojë grupet e popullatës të synuara për vaksinimin me AstraZeneca përtej grupmoshës 55-65 vjeç, kur bëhet fjalë për punëtorët thelbësorë: punonjësit e shëndetësisë, zbatuesit e ligjit ose mësuesit.

“Në lidhje me vaksinën AstraZeneca, në funksion të provave të reja shkencore dhe fletës teknike të autorizuar, kufiri i moshës është rritur”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.

“Tani e tutje, vaksinimi me të do të prekë gjithashtu grupet me përparësi të popullsisë për shkak të aktivitetit të tyre thelbësor, siç janë personeli shëndetësor dhe social-shëndetësor, që nuk janë në vijën e frontit, punonjësit e shëndetësisë dhe institucionet kolektive, të tilla si policia ose mësuesit”, shtoi institucioni.

Spanja është ndër vendet europiane më të goditura nga pandemia, me më shumë se 75 300 vdekje.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *