Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur/ Kryeministri Sanchez takon Albin Kurtin: Përshëndesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Edhe pse nuk e njeh zyrtarisht si një shtet sovran dhe i pavarur, kryeministri i Spanjës ka shtrënguar duart me homologin e tij, Albin Kurtin.

Kryeministri i Spanjës Petro Sanchez ka konfirmuar se ka pasur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Unë kam pasur rastin të përshëndes kryeministrin Kurti dhe t’i them atij se ne përshëndesim dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit dhe inkurajojmë të dy palët të gjejnë marrëveshje që janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe që kënaqin të dyja palët”, tha kryeministri Spanjoll në një konferencë shtypi pas takimit.

Sanchez tha se nuk do të kishte kuptim të braktisej një samit kaq i rëndësishëm, për shkak të faktit se Kosova nuk njihet nga Spanja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *