Spanja përfshihet nga stuhi të fuqishme

spanja perfshihet nga stuhi te fuqishme
spanja perfshihet nga stuhi te fuqishme

08:49 13/11/2022

Një 17-vjeçar humbi jetën, ndërsa dëmet janë të konsiderushme, aeroporti i Valencias është mbyllur pasi u përmbyt

Një stuhi e paprecedentë rekord shkaktoi përmbytje të fuqishme në Spanjë. Një 17-vjeçar humbi jetën ndërsa dëmet janë të konsiderueshme. Shirat rekord për këtë muaj të rregjistruar nga agjencia meteorologjike spanjolle AEMET mbyllën aeroportin e Valencias dhe lanë mijëra pa energji elektrike.

Zona më e goditur deri më tani është rajoni i Valencias, ku disa qytete kanë filluar t’i ngjajnë Venecias pas reshjeve të rrëmbyeshme. Në këtë rajon u regjistruan 66.1 mililitra shi për metër katror në vetëm një orë  reshjet më intensive të regjistruara për muajin Nëntor.

Videot e publikuara në rrjetet sociale treguan zjarrfikësit duke shpëtuar njerëzit nga makinat e bllokuara, duke përfshirë dy të mitur të bllokuar në një makinë dhe një person të moshuar i cili u nxor nga shtëpia e tij.

E gjithë pjesa qëndrore e Spanjës është vendosur nën alarmin portokalli deri në përmirësimin e situatës. Këto përmbytje rekord vijnë pas një vere shumë të nxehtë që preku të gjithë Spanjën duke lënë pas edhe Tetorin më të nxehtë në histori.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts