Spanja pritet të njohë pavarësinë e Palestinës, reagon ashpër Izraeli: Po mbështesni terroristët

spanja pritet te njohe pavaresine e palestines reagon ashper izraeli po mbeshtesni terroristet

Lidhur me deklaratën e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, i cili bëri të ditur se ky vend mund të njohë shtetin e Palestinës, është shprehur edhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, i cili e ka dënuar këtë deklaratë të spanjollit. Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit thirri ambasadorët e Spanjës dhe Belgjikës për shkak të deklaratave të Sanchezit dhe De Croos në Egjipt.

“Pas fjalëve të kryeministrave spanjollë dhe belg, ministri i Jashtëm, Eli Cohen, ka urdhëruar që të ftohen për bisedë ambasadorët e të dyja vendeve”, njoftoi ministria izraelite. Gjithashtu mesazhin e ka dërguar edhe vetë Cohen, raporton thetimesofisrael. “Ne dënojmë deklaratat e krerëve të qeverive të Spanjës dhe Belgjikës që mbështesin terrorizmin”, tha ai.

Për këto deklarata foli edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ka pohuar se “kryeministrat spanjoll dhe belg nuk e konsideruan Hamasin plotësisht përgjegjës për krimet kundër njerëzimit që ata kryen – masakrën e qytetarëve izraelitë dhe përdorimin e palestinezëve si mburoja njerëzore”. Spanja pritet që ta njoh pavarësinë e shtetit palestinez pavarësisht faktit që një gjë të tillë nuk e përkrah aktualisht Bashkimi Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts