Spanja regjistron 366 incidente për shkak të stuhisë

spanja regjistron 366 incidente per shkak te stuhise

Shpërthimet e forta të erës dhe shiut që kanë goditur Ishujt Balearik që nga 27 gushti kanë çuar në 366 incidente.

Rënia e pemëve, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe përmbytjet e dyqaneve janë regjistruar në Ishujt Balearik.

Përveç kësaj, për shkak të erërave të forta dhe dallgëve në brigjet e Palmës, një anije turistike u përplas me një cisternë nafte. Si pasojë e përplasjes së anijeve, gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa skela është dëmtuar.

Për shkak të motit të keq, në aeroportet e Palma, Ibiza dhe Menorca rreth 90 fluturime u anuluan, 29 u shtynë. Më shumë se 4000 njerëz janë ende pa energji elektrike për shkak të stuhisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts