Spanja shpëton më shumë se 300 emigrantë 

21:10 12/08/2022

Mbi 9,500 klandestinë në Ishujt Kanarie deri më 31 Korrik, rritje me 27% krahasuar me 2021

Rojet bregdetare spanjolle shpëtuan më shumë se 300 emigrantë pranë Ishujve Kanarie pas një operacioni të gjatë në det.

Autoritetet e shpëtimit detar thanë se shpëtuan 367 njerëz nga tetë varka gjatë natës, duke përfshirë një që ishte përmbysur. Një helikopter shpëtoi tetë persona sipas mediave locale.

Në ishullin Lanzarote, një fëmijë i sëmurë rëndë dhe një grua shtatzënë ishin në mesin e 317 që u sollën në breg. Një tjetër varkë me 15 emigrantë mbërriti në plazhin Los Cocoteros në Lanzarote, ku morën ndihmë mjekësore.

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme, më shumë se 9,589 migrantë kanë mbërritur në Ishujt Kanarie deri më 31 Korrik  një rritje prej 27.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në 2021, rreth 4,400 njerëz humbën jetën në det në përpjekje për të arritur në Spanjë, sipas grupit të monitorimit Ëalking Borders.

Ndërkaq gjatë kësaj jave dhjetra emigrantëve nga Lindja e Mesme iu ndërpre udhëtimi nga Antalia drejt Italisë pasi varka e tyre u përmbyt në ishin grek të Rhodosit. Ata e nisën udhëtimin e tyre nga porti i Antalias në Turqi edhe pse autoritetet turke nuk duhej që të lejonin trafikun e klandestinëve, një nga kushtet e marrëveshjes së tyre me Brukselin nga ku kanë marrë rreth 6 miliard Euro për mbajtjen e refugjatëve.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com