Spanja, vatër e lisë së majmunit?

15:42 22/05/2022

Autoritetet: Të infektuarit e parë në një festë në kanarie

Spanja mund të jetë vatra e përhapjes së lisë së majmunit. Nga 97 rastet e konfirmuara deri më tani në vendet e Bashkimit Europian. Më shumë se gjysma e rasteve janë regjistruar në këtë vend, ndaj dhe autoritetet po hetojnë intensivisht për të gjetur vendin se ku u përhap fillimisht virusi, i ardhur nga Afrika, për të gjurmuar në kohë të gjithë personat e infektuar.

E përditshmja prestigjioze spanjolle El Pais shkruan se një prej vatrave më të dyshuara të momentit është qyteza Maspalomas në jug të ishullit Grankanaria.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se aktualisht nën hetim janë 3 italianë të prekur që dhe një banor i ishullit, si përhapës të virusit në Spanjë. Të katër këta persona kanë qenë të pranishëm në festimet e komunitetit LGBT që u zhvilluan nga 5 deri më 15 Maj.

OBSH i sheh me shqetësim rastet e përhapjes së lisë në gjithë botën, ku Europa ka numrin më të lartë të rasteve jashtë Afrikës, por infektime janë konfirmuar edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi, E Izrael. Ekspertët thonë se Lija e Majmunit përhapet kryesisht përmes kontakteve të lëkurës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.